Një lajm i mirë vjen sot për të gjithë shqiptarët! Pasaporta jonë fuqizohet, ja çfarë përfitojmë tani

    0
    249

    Ngjan shumë me atë të një burse në vend renditja e pasaportave më të fuqishme në botë. Është Gjermania që dominon si pasaporta më e kërkuar në botë dhe më fuqishme, por më pas krejt papritur shfaqet pasaporta e Japonisë në krye të listës. Fokusi qëndron zakonisht tek pasaportat që kryesojnë listën, interes ngjallin edhe lëvizjet në këtë renditje në mes dhe në fund të saj.

    Renditja bazohet nga numri i vendeve në të cilat një pasaport mund të hyjë pa përdorur vizën, ose në rastet kur me atë pasaportë mund të sigurosh një vizë në hyrje të pikës kufitare të shtetit në të cilën ke zgjedhur ta vizitosh.

    Po Shqipëria e sata është renditur në vitin 2018? A ka pasur përmirësime? Sipas Indexit, në vitin 2008, Shqipëria renditej e 155-ta ndërkohë që brenda harkut kohor të 10 viteve, renditet aktualisht e 67-ta në botë. Kjo lidhet me marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, si dhe me përfshirjen në bllokun e vendeve të Shengenit që prej vitit 2010, e cila mundëson udhëtimin pa viza.

    Ndërsa Kina për shembull është renditur në vitin 2008 e 75-ta sipas Henley Passsport Index, renditja e përvitshme e bërë nga qytetarët sipas sondazhit të organizuar nga kompania Henley and Partners. Kina është ngjitur këtë vit në vendin e 44.

    Mund të themi që ngritja e Kinës është mbresëlënëse, sërish ajo është e pakrahasueshme me ngjitjen e befasishme që kanë pësuar pasaportat e vendeve të vogla europiane.

    Sipas Henley Passsport Index ngritje ka pësuar edhe Bosnje Hercegovina, e cila nga vendi i 143 në vitin 2008 është ngjitur në vendin e 86-të pikërisht për shkak të rrugëtimit që vendi ballkanik ka bërë drejt Bashkimit Europian.

    Nga ana tjetër, Sierra Leone është vendi që ka humbur që ka pësuar rënie. Në fakt, në vitin 2008, vendi afrikan ishte në vendin e 90-të, ndërsa aktualisht është në vendin e 132-të.

    Kjo rënie vjen për shkak të epidemisë së Ebolës që goditi Sierra Leone në 2014. Epidemia, e cila preku edhe Guinenë dhe Liberinë, duke iu marë jetën