Një ndër ikjet më Spektakolare nga Bur.gu i sigurisë së lartë (Video)

0
500

Ikja më spektakolare nga bur.gu ndonjëherë është ajo e vitit 1962, nga bur.gu i sigurisë më të lartë ndonjëherë – Alkatraz.

Modeli i ri kompjuterik tani sugjeron se nëse ata ikën gjatë mesnatës, ishin në gjendje që të arrijnë gjallë nga ishulli në breg. Në të kundërtën, ka shumë gjasa të kenë vd.ekur në ujërat e ftohta të San Franciscos së SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Ky hulumtim është kryer nga shkencëtarët holandezë nga Universiteti i Delft dhe Institutit Deltares.

Kjo ikje – sipas së cilës është bërë edhe filmi i vitit 1979, “Escape from Alcatraz”(Ikja nga Alkatrazi, ku rolin kryesor e ka Clint Eastwood) – është një nga më të guximshmet dhe më të ndërlikuarat të kryera ndonjëherë.

Tre gra.bitësit e bankave – Clarence Anglin, John Anglin dhe Frank Morris – me muaj të tërë kanë gërmuar një tunel me anë të lugëve të mprehura për të shpëtuar nga qe.litë e tyre.

Në mesnatën e 11 qershorit të vitit 1962, treshja e guximshme vë në shtretërit e tyre maska të bëra nga sapuni, letrat higjienike dhe flokët, ndërsa në heshtje u larguan nga bur.gu që më parë njihej si më i vështiri e më i siguruari në botë.

Supozohet se këta të tre bënë një barkë nga plastika dhe u futën në të, ndërsa udhëtuan drejt San Franciscos.

Përkundër kërkimeve intensive, të arra.tisurit kurrë nuk u gjetën. Ende nuk dihet nëse ata arritën në breg apo vdi.qën në ujërat e ftohta, transmeton Telegrafi.

Një ekip i hulumtuesve holandezë u përpoq që të hedh dritë mbi këtë rast, që mbetet mister për 52 vite.

Rolf Hut pohoi se ai dhe kolegët e tij janë duke punuar në modelin hidraulik, të quajtur 3Di, që përdoret shfrytëzohet për të simuluar lëvizjen e trupave ujorë delta dhe gjire.

Shkencëtarët sërish po përpiqen që të analizojnë se çfarë ka ndodhur në vitin 1962.

“Nuk e dimë kohën e saktë kur këta të bur.gosur kanë nisur anijet e tyre, kështu që kemi vendosur të vëmë në lëvizje nga vende të ndryshme 50 anije virtuale, çdo 30 minuta, në mes orës 20 pasdite dhe 4:00 të mëngjesit. Na interesonte se ku kanë përfunduar anijet”, tha eksperti i simulimit, Fedor Baart.

Shkencëtarët kanë dalë me konkluzione interesante. Ata zbuluan se nëse të bur.gosurit u arra.tisen në orët e para të mesnatës, me siguri të plotë mund të thuhet se kanë vd.ekur.

“Në rastin më të keq, lundrimi do të ishte i paefektshëm sepse batica do t’i shtynte në oqean dhe aty do të vdi.snin nga hipotermia. Gjiri i San Francisko ka një prej rrymave më të forta ujore që kalon nën urën Golden Gate. Megjithatë, nëse kanë hyrë në ujë më vonë, pas orës 1:00 të mëngjesit, batica do të ndryshonte procesin dhe ikja do të kishte zhvillim tjetër”, thonë ata.
Më poshtë shihni pamjet në Video: