/Një shpeIIë prej akulli, vendi misterioz në Librazhd që fsheh “një mrekulli”

Një shpeIIë prej akulli, vendi misterioz në Librazhd që fsheh “një mrekulli”

Ndër parqet kombëtaret shqiptare, Parku Shebenik-Jabllanicë, i ndodhur në zonën e Librazhdit, njihet si një nga më të mëdhenjtë, më të bukurit dhe më mbresëlënësit në vend.

Ky park, gati i vi.rgjër, ka një inventar të pasur të të gjitha llojeve të drurëve dhe shkurreve pyjore, bimë barishtore dhe lule të rralla; një faunë të pasur me lloj-lloj kafshësh e shpendësh të egra; ka maja, sheshe alpinë, liqene, burime të ftohtë dhe plot çudira të tjera për marshime, ekskursione, veprimtari sportive, mundësi për aktivitete shkencore etj.

Pas shijimit të këtyre bukurive nisemi për një ndalesë tjetër ku gjatë rrugëtimit njihemi me mjaft bimë tipike të zonës.

Peizazhi piktoresk na shoqëron gjatë gjithë rrugëtimit.

Nën shoqërinë e kësaj energjie pozitive nisemi për në “Shpellen e Akullit”.

Kjo shpellë daton gjatë shek II-III, në kohën e sundimit bizantin dhe është përdorur kryesisht për banim, dhe këtë e tregojnë më së miri pikturat që ndodhen në të.

Në Shpellën e Akullt ndeshesh me stalaktitet e stalakmitet lloj-lloj formëshe.

Kjo shpellë me një thellësi dhjetëra kilometra ka nevojë ende për eksplorim.

Ajo ka një gjatësi prej 48 m dhe një lartësi 10 m si dhe gjerësi mesatare 9 m linear dhe është krijuar si rezultat i erozionit të tokës.

Nëse arrin të zbresësh pak më në thellësi të saj do të ndjesh ajrin e ftohtë dhe pikat e ujit, të cilat pas shkrirjes bien mbi shkëmbinj duke krijuar një si melodi të këndshme që të shoqëron gjatë gjithë qëndrimit në të.

Impresioni dhe dëshira të bën të mos ndahesh prej saj, por me kalimin e kohës bën aq ftohtë, sa dhe nëse jashtë është piku i vapës, në brendësi të saj nuk e ndien./LibrazhdiNews.al/

Dramatic ice sculptures form in the Guler Ice Cave, a partially collapsed lava tube near Mount Adams, Washington. The cave, located near the community of Trout Lake, features thousands of icicles and other ice formations. One end of the lava tube is lower than the other, which scientists believes traps cold air in the lava tube year round.
Thousands of icicles, including some that stretch from floor to ceiling, form in the Guler Ice Cave near Mount Adams, Washington. The cave is a partially collapsed lava tube formed during an eruption of Mount Adams during the past 20,000 years. One end of the cave is lower than the other and scientists think that traps cold air, which keeps the cave icy even during the summer. The Guler Ice Cave is located near the community of Trout Lake.