/Një tjetër shembull qytetarie nga Gjermania (VIDEO)

Një tjetër shembull qytetarie nga Gjermania (VIDEO)

Në shumë fusha, Gjermania merret si model nga shumë vende të tjera dhe një e tillë është edhe qytetaria.

Edhe shoqëritë krahasimisht të zhvilluara me gjermanët, kur vjen puna tek sjellja në publik kanë se çfarë të mësojnë dhe shembullin e sjell një video e shpërndarë në rrjet nga reparti i zjarrfikësve në Konigsbrun të Bavarisë.

Kamera e makinës zjarrfikëse tregon momentin sesi i hapet rruga në autostradë nga drejtuesit e rastësishëm. Videoja është postuar në rrjetin social Reddit duke tërhequr komente të shumta.

“Çdo ditë më duhet të përballem me drejtues mjetesh të papërgjegjshëm që nuk hapin rrugën dhe ky filmim për mua është shembulli më i mirë sesi duhet të sillemi kur ka një emergjencë”, shkruan një zjarrfikës i Nju Jorkut.

Per me shume shikoni videon e meposhtme :