/Njeh vetëm notën 10, Gjermania i ofron bursë dhe mundësi punësimi ekseIentes shqiptare

Njeh vetëm notën 10, Gjermania i ofron bursë dhe mundësi punësimi ekseIentes shqiptare

Nga klasa e parë deri në momentin e diplomimit, ajo kurrë nuk ka marrë një 9-të.

Po flasim për studenten ekselente, Aurela Kullolli, e cila sapo ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve të larta Master Shkencor në degën e mjekësisë me mesatare.

Në një intervistë, ajo tregon se arsyeja pse u bë mjeke, ishte sëmundja e babait të saj.

Aurela shprehet për Top Channel:
Kur kam qen e vogël babi ka vuajtur nga veshkat. Ta shikoja babin që ishte forca më e madhe shtëpisë në gjendje të së.murë në spitaI më vinte shumë keq dhe ndjehesha e pafuqishme. Kur shikoja mjekët me përparse të bardha më dukeshin si engjëj. Domëthënë figura më pranë Zotit. Zoti ka fuqinë e krijuesit, kursë doktori është disa hapa mbrapa tij duke shërbyer si një shpresë për njeriun dhe së.mundjen.”

Shteti gjerman i ka ofruar bursë dhe mundësi punësimi ekselentes shqiptare. Ndonëse Aurela e do shumë Shqipërinë, përsëri oferta është tepër jo.shëse.

Ekselentja shtoi:
Shqipëria më pëlqen që të jap kontributin tim, por duke parë kohët e fundit thirrjen për aplikime për studentët ekselent vendet e punës në administrat nëse i shikon nga pikëzimi, pikët më të larta i merr një student që ka kryer një universitet jashtë shtetit. Po të shikosh rënditjen në maturën shtetërore unë kam qenë tek 5 maturantët më të mirë, dhe të nënvlerësohesh sepse nuk ke pasur mundësi të studiosh jashtë shtetit është kr.im. Kështu që sapo të kem një mundësi për jashtë shtetit do ta shoh.”