Njihuni me uren me te rrezikshme ne bote (FOTO/VIDEO)

    0
    340

    Në fshatin Dhading në Nepal, fëmijët kanë vetëm një kabllo që u’a mundëson atyre ndjekjen e shkollës, edhe pse jeta e tyre vihet në rrezik sa herë e kalojnë këtë lumë, ata përsëri vazhdojnë ta ndjekin me kënaqësi mësimin.

    Këta fëmijë nuk kanë zgjidhje tjetër nëse ata duan të shkojnë në shkollë, megjithatë nuk kanë as ankesa tek prindërit e tyre, që ata ndjekin mësimin në këto kushte, madje nuk ankohen as pse ecin në këmbë, transmeton lajmi.net.

    Edhe banorët tjerë të fshtatit e përdorin këtë kabllo sa herë ata duan të bëjnë pazar ose të takojnë ndonjë të afërm apo mik që jetojnë përtej lumit.

    Një banori fshatit i quajtur Kumar, tha: “Kur lumi përmbytet, unë e shmangi këtë kabllo dhe e përdori një urë e cila gjendet shumë larg dhe as ajo nuk është shumë e sigurt. Familja ime është shumë e frikësuar për shkak se pesë persona kanë humbur jetën duke kaluar lumin përmes kësaj kablloje. Unë kam fëmijë dhe nëse më ndodh diçka ata do të mbesin jetimë.”

    Në ndërkohë, këta banorë nga ky fshat vazhdojnë të kalojnë lumin njësojë, edhe pas shumë përpjekjesh e kërkesave për t’iu ndërtuar një urë e sigurtë. /Lajmi.net