Njihuni me vajzen 10 vjecare me te forte ne bote (Video)

    0
    302

    Ky është momenti kur 10-vjeçarja thyen pemën në copa, duke përdorur grushtat.

    Evnika Saadvakass nga Voronezh i Rusisë, ushtron që nga mosha 3-vjeçare dhe ëndërron që një ditë të bëhet boksiere profesioniste, transmeton Telegrafi.

    Ajo po ushtron në pemë kur i tha babait të saj “babi, dua ta thyej këtë pemë”.

    Babai i Evnikas, Rustam Saavakass është trajner i boksit profesionist, i cili me kënaqësi po e vëzhgonte nga afër të bijën derisa po e copëtonte pemën.

    Saadvakass ushtron Evnikas dhe shtatë të afërme të saj që kur ishin shumë të vogla.

    “Evnika trajnon dy herë në ditë. Ajo është e dashuruar marrëzisht në boks, dhe fakti që ka thyer me grushta pemën është dëshmi se do të bëhet një boksiere e mirë”, ka shtuar Saadvakass