Njihuni me vendin ku meshkujt përdhunohen nga gratë..

    0
    621

    Njihuni me vendin ku meshkujt përdhunohen nga gratë. Një mashkull 25-vjeçar është viktima e radhës e përdhunimit në Afrikën e Jugut. Autoritetet vendase besojnë se është kryer nga i njëjti grup femrash.

    I riu ishte duke bërë autostop në zonën Polokuane, kur tre gra të moshës së mesme, sipas përshkrimit të tij, ndaluan me makinë.

    Gratë i ofruan që ta ndihmonin duke shoqëruar për një copë rrugë.

    25-vjeçari hipi në makinë dhe pak pas kësaj thotë se e pa veten nën grykën e pistoletës dhe u detyrua që të konsumonte një gotë me substanca “të çuditshme”, që e bënë të humbiste vetëkontrollin.

    Pas kësaj, ai thotë se është përdhunuar nga të trija gratë. Ato më pas e kanë “hedhur” në anë të rrugës pranë qytetit Tzaneen. Më pas ai i është drejtuar stacionit të policisë për të bërë denoncimin e vet.

    Policia thotë se i riu është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike.

    Ky nuk është përdhunimi i parë i meshkujve në rajonin Limpopo të Afrikës së Jugut. Në muajin maj një 23-vjeçar denoncoi tri femra që e përdhunuan për tri ditë me radhë. Ai tha se e detyronin që të konsumonte pije energjike vazhdimisht gjatë mbajtjes peng.

    Në korrik, një mësues u rrëmbye po nga tri gra të armatosura, ndërsa në shkurt një tjetër mësues denoncoi se katër gra e kishin përdhunuar.

    Policia vendase dyshon se bëhet fjalë për të njëjtin grup vajzash, që dyshohet se shfrytëzojnë spermën e viktimave të tyre për ta shitur.