Njihuni me Volocopter, taksinë fluturuese që mund të transportojë….

    0
    332

    Njihuni me Volocopter, taksinë fluturuese që mund të transportojë 10.000 pasagjerë në ditë, nëse doni që të bëheni pjesë e biznesit të ‘makinave fluturuese’, do të keni nevojë për një plan të detajuar infrastrukture.

    Njihuni me Volocopter, taksinë fluturuese që mund të transportojë 10.000 pasagjerë në ditë.

    Nuk mjafton të kesh një pajisje që mund të ngrihet nga toka e të fluturojë. Një biznes i tillë nuk mund të konceptohet pa stacione karikimi apo një infrastrukturë solide. Uber është duke punuar në krijimin e një infrastrukture të personalizuar për automjetet e tij. Mund të themi se kjo teknologji ka avancuar goxha, por tanimë një tjetër ‘aktor’ ka hyrë në skenë; kompania gjermane Volocopter.

    Kjo kompani ka prezantuar së fundmi ‘Volo-ports’, vende të caktuara ku pasagjerët mund të ulen dhe të parkojnë automjetin e tyre fluturues. Parashikohet se me ndërtimin e stacioneve të tilla, mund të transportohen 10.000 pasagjerë në ditë. Stacionet do të jenë të pajisur me pajisje karikimi, ashensorë për transportin e bagazheve dhe lehtësi të tjera.

    Duhet ta pranojmë se ideja e Volocopter për ndërtimin e një sistemi të plotë taksish fluturuese është tepër ambicioze. Themeluesi i Volocopter ka deklaruar se i gjithi ky sistem është ndërtuar duke pasur si qëllim transportin masiv të udhëtarëve. Sipas tij ky sistem do të implementohet duke filluar që nga viti që vjen, megjithatë do të duhet një periudhë 10-vjecare për ta implementuar atë plotësisht.