NJIHUNl ME BLETËN E RRALLË E CILA VLEN MIJËRA DOLLARË

0
267

Bleta më e madhe e botës mund të jetë gjithashtu edhe më e shpejta e planetit.

Ekzemplari i parë është zbuluar në vitin 1859 nga shkencëtari i shquar Alfred Russel Wallace, dhe që atëherë askush nuk ka mundur të gjejë një tjetër ekzemplar të tillë duke i bërë shkencëtarët të besojnë se ishin zhdukur.

Por bleta gjigante (Megachil) nuk ishte zhdukur.

Në vitin 1981, një entomolog i quajtur Adam Messer kontrolloi dhe e gjeti atë në tre ishuj në Indonezi, në një arkipelag të quajtur Moluka të Veriut.

Ai mblodhi një mostër dhe shkroi për zbulimin e tij në vitin 1984.

Për herë të parë ajo është xhiruar dhe fotografuar nga një ekip i cili drejtohet nga fotografi i natyrës Clay Bolt.

Ndërkohë, vitin e kaluar, dy mostra të insekteve janë shitur në online për mijëra dollarë, duke ngjallur frikën për jetëgjatësinë e kësaj gjallese.

Kjo bletë e cila rritet deri në një inç e gjysmë ka një krah 2.5 inç të gjatë.

Messer shkroi në vitin 1984 se ajo mbetet e rrallë në rangun e saj dhe, meqë kjo bletë e vetmuar jeton vetëm në humnerat ajrore të termiteve, nuk është shumë e lehtë për t’u gjetur.

https://youtu.be/Fb8LYU279S4