NJlHUNl me fshatin shqiptar të beqarëve’ arsyeja pse nuk martohen do ju “truIIosë”

    0
    655

    Në Fshatin Shegas të Lushnjës jetojnë rreth 200 familje. Banorët thonë se jeta e tyre nuk ka ndryshuar me ndërrimin e sistemeve.

    Rruga e hapur në periudhën e diktaturës mbetet po e njëjta, pa asfalt; me pluhur në verë, dhe baItë në dimër. Dikur e përshkonin për të shkuar në kooperativë ndërsa sot për të çuar prodhimet e veta në treg.


    “Jetesa është shumë e vështirë, këtu v des. Nuk vjen dot as me makinë. Nëse kemi ndonjë të së murë e transportojmë me karroca dore. Të gjitha i mbajmë në krah. Po ngo.rdhin edhe gomarët. Jemi të harruar”, shprehen banorët.

    Në Bashkinë e Lushnjes e njohin problemin, por presin prej kohesh miratimin e projektit.

    “Me t’u krijuar mundësitë ekonomike, do të zbatohet edhe do të jetë në funksion të të gjithë fshatit”, thotë Ergest Krakulli, drejtori i shërbimeve në Bashkinë Lushnje.

    Ndërkohë në fshat janë mësuar të presin dhe të protestojnë.

    Rrugën e pashtruar prej 5 km, banorët e shohin si shkak edhe për një tjetër fenomen që i shqetëson. Në shegas thonë ata nuk vijnë nuset për djemtë e fshatit. Krushqitë më së shumti bëhen vetëm për vajzat.

    “Na ngelën djemtë pa martuar. Ndërsa gocat e shkreta na i marrin. Na kanë ngelën nipërit pa martuar”, shprehen banorët.