/Njoftimi ùrgjent, pritet të ndodhë një situatë e paparashikuar në Shqipëri

Njoftimi ùrgjent, pritet të ndodhë një situatë e paparashikuar në Shqipëri

Jemi në pranverë dhe ndryshimet e motit janë të pranueshme.

Mot i qendrueshëm do të mbizotërojë në vend deri mbrëmjen e së martës. Në pjesën veriore do të rikthehen reshjet e dobëta të shiut.

Që prej orëve të para të 24 orëshit të ditës së mëkurë, reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet deri mesatar dhe në veriperëndim me prani shtrëngatash.

Në veri e verilindje, reshjet e dëborës përkohësisht do të fitojnë terren deri në kuotat kodrinore. Në lindje e juglindje, dëborë e dobët në majat e maleve.

Kjo situatë, do të jetë e përkohëshme, pasi ditët e enjte dhe të premte do të karakterizohen nga mot i qendrueshëm me diell.

Era, ditën e martë do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme dhe do të sjellë shtim të dallgëzimit. Të mëkurën kthen nga kuadrati i veriut përsëri e vrullshme.

Temperaturat ashtu sikundër shihen në tabelë, do të pësojnë luhatje të ndjeshme.