Noizy surprizon fansin e tij në mes të klasës

    0
    259

    Reperi i famshëm shqiptar, Noizy, është shumë i njohur në mes të publikut shqiptar, ku numëron me mijëra e mijëra fansa.

    Ai i ka kushtuar gjithmonë rëndësi fansave të tij, ku nuk janë të pakta rastet kur Noizy u ka kthyer përgjigje atyre nëpër komente e mesazhe.

    Por, veprimi i fundit i këngëtarit sapo mori zemrat e të gjithëve. Një fans i zjarrtë i reperit feston sot përvjetorin e 20-të të tij dhe Noizy ka vendosur që ta surprizojë.

    Ai ka shkuar sot në shkollën e djalit dhe me një tortë në dorë ka hyrë në klasën e djalit, duke i uruar ditëlindjen.

    Kjo video është postuar nga Noizy nëpërmjet një live në Instagram, ku djali shihet i ulur në bankën e parë dhe shihet i habitur kur ka parë reperin të hynte në klasë dhe t’i kërkonte atij të frynte qirinjtë.

    Po ashtu, Noizy ka hedhur një foto me djalin në Instastory ku shkruan “Edhe 100 tjera vlla i vogël”.