/Nuk do ta njihni, Elvis Pupa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Nuk do ta njihni, Elvis Pupa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Elvis Pupa është një nga aktorët komikë më të njohur në vendin tonë.

Me thjeshtësinë dhe origjinalitetin që e karakterizon, ka ditur të ruajë simpatinë e publikut edhe pas largimit nga “Portokallia”.

Por së fundmi aktori i ka habitur të gjithë me ndryshimin e tij në look.

Elvisi ka treguar nëpërmjet ‘Instagram-it’ se 4 muaj më parë ka kryer një transplant për flokët dhe sot duket se ja ka vlejtur.

Flokët e tij janë më të dendur dhe sigurisht që i japin një pamje tjetër.

Aktori i njohur ka publikuar foton dhe përkrah saj ka shkruar:

“Ju përshëndes me flokët e rinj. Kaq leshra s’kam pasur kurrë në jetë. Edhe kur isha fëmijë më mbaronte balli 6 minuta pasi kaloje vetullat”.

Më pas ai ka treguar me shaka se ky transplant i flokëve i ka kushtuar shumë, por ai duket shumë i kënaqur me rezultatin.

Komentet për aktorin ishin të shumta por ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte komenti i graus së tij Belinës e cila i shkruan me me humor : “Bobo ishim rehat. Duhen dy pasqyra në shtëpi tani”.