Nuk e fituat Lotarinë Amerikane? Mos i humbni shpresat, ja njoftimi i ambasadës

    0
    257

    Nëse edhe këtë vit u zhgënjyet pasi nuk rezultuar fitues të Lotarisë Amerikane, ende nuk duhet t’i humbni shpresat.

    Kjo pasi në një moment të dytë juve mund të përzgjidheni si fitues nga sistemi. Një gjë e tillë mund të ndodhë në rast se nga personat e përzgjedhur mund të ketë të skualifikuar apo mund të ketë gabime në sistem.

    Edhe pse shanset nuk janë të mëdha, nuk përjashtohet që në një moment tjetër juve të dilni fitues. Ndaj Ambasada Amerikane këshillon që deri në 30 Shtator ju mund të kontrolloni sërish në sistem.

    Kjo përgjigje erdhi pas interesimit nga një qytetar në faqen e ambasadës.

    Pyetja: Përshëndetje! #pyetannën. Do të doja të dija nëse konkretisht ka pasur raste që njerëz të tjerë e kanë fituar lotarinë pas ditës së parë të publikimt dhe a mund të ndodh edhe këtë herë e njëjta gjë, që ne mund të fitojme në muajt apo ditët në vijim. Shumë faleminderit! Do të doja një përgjigje sa më konkrete.

    Pergjigja: Tek udhëzimet e lotarisë, që i gjeni tek https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/, citohet që ju duhet ta kontrolloni statusin tuaj nga 15 maji 2018 deri më 30 shtator 2019. Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2019, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi. Nëse rezultoni të përzgjedhur, ju duhet të vazhdoni me plotësimin e formularit DS-260.

    Pyetje: Më falni që po ua bëj përsëri pyetjen a ka ndodhur më parë të fitoj dikush pas ditës së parë të aplikmit??

    Përgjigje: Ka ndodhur para dy vitesh.