“Nuk e mbajta dot”, portieri urinon në portë

    0
    250

    Portieri i Messina-s Armando Prisco ka dalë me karton të kuq në derbin sicilian ndaj Igea Virtus pasi urinoi në portë. Portieri nuk mund ta mbante dot më gjatë minutave të fundit të ndeshjes së Serie D. “Unë pi 2-3 litra ujë në ditë,” shprehet 21-vjeçari.

    “Piva ujë për të parën herë kur erdhëm në stadium më pas gjatë nxehjes, edhe njëherë tjetër në dhomat e zhveshjes dhe gjatë pushimit. “Nuk mund ta mbaja më. Po mundohesha të lëvizja rreth e rrotull por dukesha si i çmendur. Kështu që sapo pashë që ndeshja u ndal për një zëvendësim, u mundova të shfrytëzoja situatën.

    “Pretendova sikur po bëja hapje pas reklamave dhe askush nuk e kuptoi, përveç arbitrit fatkeqësisht.

    “Menjëherë kërkova falje dhe nuk protestova, pasi i di rregullat. E kuptoj se kishte shumë fëmijë në stadium dhe u mundova të fshihja veprimin tim. Nuk ishte gjëja e duhur për t’u bërë por nuk e mbaja dot më”.