‘Nuk e njohim Kosovën’, ministri Cakaj përpIaset keq me Daçiç: Për shkakun tënd kam unë kam 28 vjet refugjat

    0
    226

    Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, është përpIasur me homologun e tij serb Ivica Daçiç gjatë Ministerialit të Varshavës.

    Mësohet se shkak për përpIasjen mes tyre është bërë çështja e Kosovës, sepse në fjalën e tij Daçiç është shprehur se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet pasi kjo e fundit është pjesë e saj.

    Daçiç tha gjithashtu se ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli nuk duhet të ishte pjesë e Ministerialit të Varshavës.

    Cakaj në fjalën e tij i kujtoi Daçiç vitet e Iuftës dhe vuajtjet e popullit kosovar që është detyruar të kalojë në emigrim.

    “E di që po më dëgjon prandaj po të flas. Fjalimi i Daçiç është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij unë kam 28 vjet refugjat”, u shpreh Caka.