Nuk i kanë festuar kurrë ditëlindjet, tre motrat nga Kërraba rr.ëqethin me rrëfimin e tyre

    0
    217

    Varfëria është ulur këmbëkryq në familjen Misku në Kërrabë. Tre vajzat e kësaj familjeje, Pamela 13 vjeçe, Kristina 9 vjeçe dhe Luciana 7 vjeçe jetojnë në kushte ek.streme.

    Ato ankohen për kushtet e këqija në të cilat jetojnë, të cilat i pengojnë edhe kur duan të mësojnë.

    Vajzat jetojnë dita-ditës me frikën se mos u bie ta.vani në kokë, ndërsa përsa i përket shiut, ai futet gjithmonë brenda në dhomë.

    Dëshirat e tyre janë shumë ndryshe nga fëmijët e tjerë. Ato duan një shtëpi ku të fusin kokën dhe që babai i tyre të mos jetë më i sëmurë.

    Ky nuk është problem i tyre i vetëm, pasi në shumë raste nuk i konsumojnë të gjitha vaktet, ndërsa përsa i përket ditëlindjeve, nuk i kanë festuar asnjëherë pasi për to është luks.

    Vajzat shprehen:

    Kur bëjmë detyrat është shumë ftohtë brenda në shtëpi, nuk arrijmë gjithmonë të mësojmë aq mirë dhe të japim maksimumin në shkollë. Mendoj se po ti kishim kushtet do mësonim më shumë, më mirë.
    Kur jashtë bie shi, ne lagemi edhe brenda dhomës.

    Mblidhemi me njëra-tjetrën që mos të lagemi. Kemi shumë frikë se mos na bjeri ta.vani sipër.
    Mërzitemi këtu, duam të kemi shtëpi dhe në siç kanë të tjerët, i shikoj fëmijët e tjerë që kanë, unë s’kam. Dua të kem krevatin tim. Mendoj se një ditë, do ketë edhe për mua një shtëpi, të rritem me të gjitha kushtet.