Kryeministri armen, Nikoll Pashinyan ka dhënë dorëheqjen dhe ka çuar vendin në zgjedhje të reja parlamentare.
Dorëheqja e papritur e Pashinyan, do të fillojë procesin e shpërndarjes së parlamentit përpara zgjedhjeve që priteshin të mbaheshin më 20 qershor.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Pashinyan: Sipas marrëveshjes me presidentin dhe forcat politike,
sot kam dhënë dorëheqje në mënyrë që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen më 20 qershor.
Para se të jepte dorëheqjen Pashinyan takoi udhëheqësit e tij parlamentarë dhe u kërkoi që në vend të tij mos emëronin asnjë
Kryeministër të përkohshëm, duke imponuar zgjedhje të reja sipas ligjit Armen.