/Nuk iu bindën urdhërit të ρolicisë, 3 persona qëllojnë me kaΙΙashnikov efektivët

Nuk iu bindën urdhërit të ρolicisë, 3 persona qëllojnë me kaΙΙashnikov efektivët

Autoritetet policore greke janë sulmuar nga tre persona. Sipas mediave të huaja mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Tzumerka.

Patrulla e policisë ka tentuar të ndalojë një automje të dyshimtë, i cili ishte duke qarkulluar pa targa në zonë.

Në mjet ndodheshin tre persona të cilët nuk i janë bindur urdhërit të policisë dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre. Mësohet se ata kanë qëlluar disa herë me kallashnikov, ndërkohë fatmirësisht si pasojë nuk ka patur të lënduar.

Policia e Janinës dhe Artës janë “ngritur në këmbë” dhe po punojnë për kapjen e autorëve të cilët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.