‘Nuk je as i pari e as i fundit që më…’, Kiara ‘shtang’ Luizin (Video)

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito bisedojnë herë pas here natën vonë, ku nuk mungojnë as komentet për raportin që kanë krijuar ata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Mbrëmë këngëtari i thotë se “ka frikë se duke e ditur se sa shumë ndjen ai për të, ajo ka përdorur atë shumë bukur, jo në mënyrë shfrytëzuese”.

Menjëherë reagon moderatorja, e cila thotë “nuk je as i pari dhe as i fundit”. Këto fjalë duket se nuk i pëlqyen këngëtarit, pasi i ndryshoi edhe mimika e fytyrës.

Por Kiara i thotë se e tha gabimisht, u shpreh gabim. Ajo shtoi se nëse do e thoshte Luizi, do e merrte me sportivitet.

Luizi: Unë kam frikë këtë, se duke e ditur se sa ndjen për ty e sa të dua, ti ke për ta përdorur këtë në mënyrë shumë të bukur. Jo në mënyrë shfrytëzuese

Kiara: Nuk je as i pari e as i fundit që… As i pari domethënë që bën, nuk ka lidhje. Se krah vetes gjithmonë kam dashur njerëz që bëjnë për mua

Luizi: S’je as i pari as i fundit, shumë e bukur kjo

Kiara: I fundit domethënë…

Kiara: Nuk është hera e parë që dikush bën shumë për mua, kështu që është normale, nuk të shfrytëzoj. Nuk ka lidhje, e vlerësoj madje. Hë u mërzite tani?

Kiara: U pre fare. Pse mërzitesh direkt si bebe, si çun i vogël 2 vjeç

Luizi: Ja këtë desha me thënë, se duke e ditur se sa të dua, ia fut një përkëdhelje, i bën gjitha me mua, edhe thua ‘kaloi, e harroi’.

Kiara: Ti je kampion në ngelje hatri. Njeri që të ngel qejfi në çdo moment

Kiara: Nuk duhet në çdo moment se bëhesh i lodhshëm.

Luizi: S’duhet me të thënë unë ‘O Kiarë nuk je as e para as e fundit’

https://twitter.com/Timmy_the_T/status/1619158717890691073?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1619158717890691073%7Ctwgr%5Eb667f2197e7271cae14458a7cdaf00d29903df5d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqip-lajme.com%2F2023%2F01%2F28%2Fnuk-je-as-i-pari-e-as-i-fundit-qe-me-kiara-shtang-luizin-video%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *