Lajme

Nuk kα te ndαlur Tom Dοshi, tani i bën “gjέmën” Mοnika Kryemαdhit

Ka përfunduar procesi i numërimit në KZAZ-në e qarkur të Shkodrës.

Mësohet se ka fituar Partia Demokratike me 47209 vota të cilat konvertohen në 5 mandate,

duke lënë pas Partinë Socialiste me 39247 vota (3 mandate).

Ndërsa në vendin e tretë është PSD me 13226 vota, që konvertohen në 2 mandate dhe 1 mandat LSI nga 12737 votat e marra.

Supriza në këtë Bashki është se PSD e Tom Doshit ka arritur të lerë mbrapa LSI-në e cila ka marrë vetëm 9.1% të votave.

Sakaq, Partia Lëvizja për Ndryshim me kryetare Jozefina Topallin bashkë me Partinë Bindja Demokratike të kryesuar nga Astrit Patozi kanë 2394 vota.