/“Nuk kthehemi më kυrrë në Shqipëri”, dy turistë të hυaj shοkοhen nga ajo që iu ndοdhi në Vlorë

“Nuk kthehemi më kυrrë në Shqipëri”, dy turistë të hυaj shοkοhen nga ajo që iu ndοdhi në Vlorë

Dy turistë të huaj janë larguar “të lemeritur” nga shërbimi në një lokal në Vlorë, në zonën e Orikumit.

Ata kanë drekuar dje dhe kur kanë kërkuar faturën për të bërë pagesën, kanë parë aty mes produkteve që kishin konsumuar dhe “shërbime të tjera”. 

Kështu, ua kishte shënuar lokali “Qendra e Peshkimit Oriku SHPK” në faturë dy turistëve të huaj, shkruan neësbomb.al.

Por, çfarë janë “shërbimet e tjera”? Madje në faturë si pagesë e veçantë është dhe “shërbim tavoline”.

“Nuk kthehemi më kurrë në Shqipëri”, janë shprehur dy turistët e huaj, pas përvojës në Vlorë.

Ky nuk është rasti i parë që ndodh në këtë lokal, në jug të vendit, pasi edhe vitin e kaluar turitët e huaj kanë publikuar në rrjetet sociale

ku bëhet promovimi i turizmit, “faturat e çuditshme” të subjektit “Qendra e Peshkimit Oriku SHPK”. 

Pra, nëse shkon në këtë lokal dhe teksa je duke ngrënë kërkon një pjatë më tepër apo një gotë për ujë,

duhet të mendohesh mirë sepse këto kanë kosto dhe të llogariten në fund, në faturë, si “shërbime të tjera” dhe “shërbim në tavolinë”.

Duke parë rastin, kërkoni çfarë ju duhet që në fillim kur bëni porosinë, se në fund ku i dihet, “shërbimi në tavolinë” do t’ju kalojë koston e ushqimeve të detit që keni konsumuar.

Nëse keni fëmijë me vete, mirë është t’i paralajmëroni që të mos e thërrasin “kot” kamarierin.