Nëse ju themi Aida Shtino, ne e dimë shumë mirë se çfarë ju vjen në mendje. Emisioni “Njerëz të Humbur”,
që e bëri të famshëm ka mbetur i ngulit në mendjen e shqiptarëve dhe duket se pyetja kur do ta rikthejë këtë program do ta shoqërojë edhe për shumë gjatë moderatoren.
Aida Shtino pas mbylljes së “Njerëz të Humbur” u larguar për disa vite nga ekrani, për tu rikthyer së fundmi me emisionin “Identiti” dhe mjaft aktive në rrjetet sociale. Pikërisht në Instagram ajo ka bërë reagimin e fundit pët “Njerëz të Humbur”.
“O yll filloje emisionin “Njerëz të humbur” se vetëm ty të shkon ai emision”.
“Nuk më lejojnë më ta bëj atë emision”, përgjigjet Aida Shtino.
Kjo nuk është hera e parë që Aida Shtino ka pohuar se e pengojnë për të bërë këtë emision. Më parë ajo ka treguar se sipas saj emisionin e mbyllën ata që i cënonte direkt apo indirekt trasmetimi i një emisioni të tillë, i cili trajtonte histori nga më të ndryshmet.
Ajo shprehet se është kërcënuar në forma dhe mënyra të ndryshme që të hiqte dorë nga kërkimi i njerëzve të humbur.