Nuk ndaΙet Luiza GEGA, shkëΙqen në tυrneun e Francës dhe vendos rekord të ri kombëtar

Luiza Gega vazhdon sërish të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare duke bërë shqiptarët krenar anemban globit. Kampionia kuqezi ka vendosur sot një rekord të ri kombëtar në garën e 5 km rrugë.

Kampionia shqiptare regjistroi kohën 15 minuta e 16 sekonda, rekord i ri kombëtar, në turneun prestigjioz “Semi Marathon” që u mbajt në Lille të Francës.

Për vetëm 2 sekonda, Luiza Gega do kishte mundur të thyente edhe rekordin ballkanik në këtë kategori. Me kohën 15:16 Gega u rendit në vend të shtatë në Lille, por vlen për t’u theksuar se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistet evropiane në një aktivitet që pa të konkurronin atletet më të mira të botës.

Vendin e parë në turne e rrëmbeu  keniania, Caroline Nayaga me rezultatin 14:35, ndërsa podiumi u plotësua nga etiopiania Mekedis Abebe dhe keniania tjetër Doris Lengole Cherop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *