Nuk pëIqen të jetë pjesë e ekraneve/Ja kush është bashkëshorti i Manjola Nallbanit

0
284

Prej më shumë se dy dekadash në skenë, Manjola Nallbani ka shijuar shumë suksese.

Pedagogia e Akademisë së Arteve numëron disa këngë hite, e bashkëpunime që kanë mbetur gjatë në memorien e të gjithëve.

Kjo përsa i përket karrierës së saj në muzikë ndërsa përsa i përket jetës private këngëtarja ka qënë shumë e rezervuar madje janë të paktë atë që e dinë që bashkëshorti i saj Sokol Tona është gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Manjola Nallbani dhe Sokol Tona janë prej shumë vitesh të martuar, ndërsa janë gjithashtu edhe prindër të dy vajzave.

E së fundmi e ftuar në puntatën e fundit në emisionin “E diell” Nallbani tha se e ka të pamundur që ta bindë Tonën që të jetë pjesë e një interviste në televizion, pavarësisht se vetë ai është një personazh që ka lidhje me njerëz të tjerë, për shkak të detyrës që mban.

E pavarësisht nëse i kemi parë apo jo në një intervistë së bashku, këngëtarja i ka dedikuar bashkëshortit të saj dhe një këngë, “Ti je fati im”.

‘’Natyrisht nëse unë nuk do të ndjeja dashuri për Sokolin, i cili është gjysma ime, është fati im, nuk do kisha inspirim dhe nuk do të kisha motiv për të shkruar dhe për të tjerët. Sepse natyrisht kur ti bën një këngë, arti bëhet për gjithë të tjerët që t’ia këndosh edhe dashurisë apo gjysmës së publikut”, tregonte këngëtarja pak kohë më parë.