Nuk shkel dot në Angli, zbulohet arsyeja pse Noizy nuk shkon dot në vendin ku u rrit

    0
    647

    Edhe pse ka jetuar për një kohë shumë të gjatë në Angli, ku madje edhe ka hedhur edhe hapat e parë për krijimin e grupit OTR, Noizyt i është ndaluar të shkelë në Britani.
    Në një intervestë të hershme, repisti ka shpjeguar se e ka kaluar adoleshencën, duke u ndeshur ma bandat rivale në Angli.

    Por edhe pse tani është i famshëm dhe mjaft i pasur, reperit shqiptar i është ndaluar të shkelë në Angli.

    Mediat angleze bëjnë të ditur se:

    Një bandë shqiptare kishte pushtuar internetin me videoklipe të dhunshme dhe fotografi të anëtarëve të saj me kallashnikovë.

    Një grup nga Bromley i vetëquajtur OTR ka regjistruar dhjetëra video muzikore në vitin e kaluar (2005) dhe ka postuar shumë fotografi online ku shfaqen anëtarët e dyshuar të kësaj bande që mbajnë në duar pistoleta dhe armë të tjera potencialisht vdekjeprurëse. Shumica e videove janë të shoqëruara nga këngë rep me tekste kërcënuese dhe të dhunshme.

    Videoja e fundit u ngarkua në një faqe interneti, javën e kaluar në të cilin shfaqet një logo OTR, e cila nënkupton fjalët ON TOP OF THE REST. Në disa video shihen djem duke i dhënë makinave të shtrenjta, të veshur me bluza me shkrimin OTR dhe zinxhirë floriri. Në postime të tjera online të OTR, anëtarët e bandës shihen me bluza, kapele, tatuazhe dhe banera me flamurin shqiptar me shqiponjë.

    Drejtoria Speciale e Krimit ‘Scotland Yard’ e përfshiu grupin OTR në një listë prej më shumë se 200 bandave kriminale në kryeqytetin londinez. Policia e Bromley insiston që armët e tyre nuk janë të vërteta”.