Nusja dehet diten e dasmes,vjehrra i ben gjemen (Video)

    0
    306

    Një ngjarje shumë e rrallë ka ndodhur në një martesë shqiptare. Ajo që supozohej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre, nuk ka shkuar ashtu siç mendohej për një çift në Korçë. Dhe fajin për këtë, mesa duket e ka pasur vetë nusja, raportojnë mediat shqiptare.

    Siç ka shpjeguar korrespondentja e Korçës në emisionin “Aldo Morning Show”, nusja 21-vjeçare është dehur aq shumë, saqë ka kafshuar në vesh bashkëshortin e saj, përcjell albinfo.ch.

    Kafshim ishte jo i vogël, por i mjaftueshëm sa për t’i shkaktuar gjakderdhje. Kjo ka bërë që të intervenojë edhe nëna e djalit, derisa përfundoi edhe dasma.

    “Më pas vjehrra e ka marrë nusen, e ka zhveshur, e ka çuar në shtëpi dhe dasma është mbyllur shpejt e shpejt”, raportoi korrespondentja nga Korça.