Nxënësi rrëzon një gotë me ujë në Shtëpinë e Bardhë, kështu reagon Melania Trump

    0
    263

    Përderisa zonja e parë amerikane, Melania Trump po diskutonte me disa nxënës në Shtëpinë e Bardhë, njëri prej tyre aksidentalisht rrëzon një gotë me ujë nga tavolina afër saj.

    Megjithëse nxënësi brengoset për atë që bëri, Trump sillet në mënyrën më të mirë me të, duke e relaksuar.

    “Mos u brengos, është thjesht ujë”, i thotë ajo nxënësit.

    Trump po diskutonte me disa nxënës të shkollave të larta fillore.

    Ajo thotë se do të ndihmojë çdo nxënës në synimet e tyre, përderisa inkurajon ata që të flasin për përpjekjet dhe triumfet e tyre. /Periskopi/