Një vlonjat ka telefonuar pak dite me pare në emisionin “Aldo Morning Show”.
Pasi tregoi historinë e jetës së tij, kerkoi të njihej virtualisht me një grua nga Kosova.
Ai tha se ishte 49 vjeç, por i pafejuar dhe i pamartuar, pasi kishte qenë në burg për shumë vite me radhë.
Shkak ishte bërë një ofendim dhe një sherr para shumë kohësh dhe personi në fjalë e kishte vrarë tjetrin, ndërsa për këtë u dënua me 9 vjet burg.
Por historia nuk mbaron këtu, pasi në burg ai kishte vrarë dhe një person tjetër po për “pastrim morali”, dhe kishte marrë një dënim prej 25 vitesh.
Ndërkohë gruaja nga ana tjetër e telefonit duket se trembet nga rrëfimi i pazakontë dhe heq menjëherë dorë nga njohja me një njeri të tillë!
Sipas tij vetëm një i dalë nga burgu është i pastër moralisht dhe rrugë tjetër nuk ka!