Më shumë sesa vetë performanca, më shumë bujë bëri harresa e fjalëve në anglisht të Eneda Tarifës në Eurovision.
Gjatë një interviste në anglisht për ESCKAZ, këngëtarja nuk po arrinte dot të shprehej ashtu siç duhej, e ndër të tjera ajo dëgjohet të thuhet:
“O Dhurata, o Dhurata më ndihmo si quhet fjala”.
E ftuar në “Jo vetëm modë”, Dhurata Bejzade u prezantua për herë të parë për publikun.
Drejtuese e delegacionit shqiptar në Eurosong, ajo rikujtoi momentin e shumëpërfolur:
“Eneda komunikon shumë bukur edhe anglisht. Ajo nuk ishte asgjë. Ka personalitete, VIP- a, njerëz të politikës që nuk flasin dot shqip, e jo më anglisht.
Detyra e delegacionit është të shoqërojë [artistin] në të gjitha intervistat apo ekipet e stacioneve televizive, për të ofruar ndihmë.
Eneda ishte e lodhur atë ditë, kishte bërë intervistë pas interviste. Diçka nuk i ra në mendje për momentin, as ndihmë nuk ishte ajo që kërkoi”, tha ajo.