/“O ma pse m’i keni lidhur sytë” Shqiptarët bëjnë mrekullinë për të riun nga Kosova me infeksion në tru

“O ma pse m’i keni lidhur sytë” Shqiptarët bëjnë mrekullinë për të riun nga Kosova me infeksion në tru

Sheh të birin që nuk duron dot dhimbjet dhe shpesh herë fajëson veten… Përse i kërkoi të dalë nga shtëpia për të blerë një copë bukë për drekën e shtruar.. nëse nuk do t’ja kishte kërkuar diçka të tillë, djali i saj Shëndriti nuk do të kishte pësuar aksi dentin tra.gjik.

Është kjo historia e Shëndritit 16 vjeçar, i cili dy vite më parë pësoi një aksIdent të rëndë në Prishtinë. Prej kohësh ai ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Plagët e marra i kishin infektuar kokën dhe situata ishte kthyer në të pashpresë për familjen e tij.

Nëna e Shëndritit, Metia, thoshte se do të jepte gjithçka për të parë dhe njëherë djalin e saj, por operacioni për shërimin e të riut nga Kosova kushtonte plot 22 mijë euro.

Përmes emisionit “shqiptarët për shqiptarët” u bë një thirrje për të ndihmuar Shëndritin që të “shndërriste” sërish. Familja e të riut erdhi nga Prishtina drejt Tiranës. Një mjek i austriak udhëtoi për të asistuar në operacionin e Shëndritit.

Nëna dhe babai i të riut presin me ankth ditën kur do të kryhet operacioni.

Metie: Kemi shpresa shumë të mëdhaja… ishalla dhe atje jemi njësoj. Veç shpresoj që për djalin tim të ketë një shpëtim. A kam merak? Po shumë kam, shpresoj që djali im të shpëtojë. I falënderoj ata që kanë ndihmuar, operacioni kushton 22 mijë euro.

Babai: Tani presim që djali të bëjë operacionin. Shëndriti këto ditë ka qenë mirë. Dhimbje nuk ka patur dhe është bërë gati. Shumë shpejt do të hyjë në sallë dhe shpresojmë që të dalë mirë. Do lutemi derisa ai të dalë mirë.

Dr. Emeka, mjeku austriak që udhëtoi për të kryer së bashku me një ekip shqiptar operacionin deklaroi se ndërhyrja është delikate. Në pjesën e kokës Shëndriti i është krijuar një gropë për shkak të infeksionit dhe përveçse ndërhyrjes kirurgjikale për të shpëtuar nga vd.ekja, atij i duhet kryer dhe një operacion estetik.

Dr. Emeka: Unë jamë profesor Emeka dhe jam i specializuar në kirurgjinë maksifaciale, si ato raste të këtij djali që do të operojmë sot. Aktualisht jam njoftuar nga spitali për rastin e Shëndritit i cili ka nevojë për ndërhyrje. Fatkeqësisht këto raste janë shumë të shpeshta e më së shumti në rastet e aksldenteve automobilistike. Është ndërhyrje sepse kemi të bëjmë me një frakturë të kokës që ndikon jo vetëm në pjesën e jashtme të kokës por edhe në brendësi të saj. Do të na duhen rreth 4 orë për të rregulluar pjesën e brendshme të kokës e më pas për të rregulluar fytyrën.

Por pak ditë më parë erdhi dhe dita kur Shëndriti u bë gati për të hyrë në operacion. Të gjithë familjarët janë mbledhur në hyrje të sallës operatore dhe presin me ankth përgjigjen. Operacioni pritet të zgjasë rreth 4 orë pasi do të kryhen dy ndërhyrje.

Më në fund pas pritjes së gjatë, Dr. Emeka shkon të takojë prindërit e Shëndritit.

Lajmi është i gëzueshëm. Shëndriti ka dalë me sukses.

Dr. Emeka: Gjithçka shkoi shume mire. Çdo gjë funksionoi ashtu siç prisnim. Ndërhyrja u be nga tre mjekë, u dhe u krye me shpejt. Menduam se do te duheshin 3 orë por ja dolëm ta kryenim për 2 orë. Ishte ndërhyrje e ndërlikuar por siç thashë çdo gjë u krye shpejt, dhe kemi rregulluar vrimën qe krijonte probleme në tru. Pas disa ditësh ai mund të dalë nga spitali. Më pas duhet të qëndroi edhe dy jave te tjera në shtëpi, për të fituar forcë dhe gradualisht mund te filloi jetën normale.

Pas këtij lajmi të mrekullueshëm, Elvis Naçi e Sidrit Bejleri shkojnë për të takuar Shëndritin. Prindërit e të riut i presin me gëzim dhe i komunikojnë se djali i tyre shumë shpejt mund të çohet në këmbë, të shkojë në shkollë dhe të rinisë edhe njëherë jetën e tij normale.

Naçi: Si jeni zonjë?

Metia, nëna e Shëndriti: Mir faleminderit

Naçi: Si është kampioni jonë? Shëndrit, mir je? Hë si duket djali tani?

Metie: Mir faleminderit shumë mirë është djali. U bënë disa ditë që Shëndriti është këtu. Duket që operacioni ka dalë mirë. Po jam gëzuar jashtë mase. Tani qysh e kam prurë prej dorë nga Kosova, ashtu do shkoj me tim bir. Shumë jam qetësuar e shumë jam e lumtur. Tani Shëndriti po i lyp shokët. Operacioni shkoi me sukses…

Naçi: Si e përjetove atë operacion?

Metia: Mu dukën si vite! Por kur e prunë në dhomë, as në masë intennsive nuk e mbajtën. Ka kaluar shumë mirë dhe ka ngrënë me duart e veta.

Naçi: Do na e japësh fjalën që kur të bëhesh mirë, do na e bësh një vizitë që do të shëtisin në Tiranë e Durrës.

Sidrit Bejleri: Doktori çfarë tha?

Metia: Do vazhdojë të kryejë dy javë terapi dhe me barna. Më pas do të mund të jetë mirë, të shkojë në shkollë e të takojë shokët e tij. Nuk ka gëzim më të madh tani, veçse kur e shoh kaq mirë. I falënderoj shqiptarët që kanë kontribuar kudo që janë, i shpërbleftë Zoti me të gjitha të mirat.

Elvis Naçi e përqafon Shëndritin dhe i kërkon që të mbajë fjalën se kur do të ndihet më mirë të vijë në Tiranë për një vizitë.

Elvis Naçi: Ne bëmë diçka dhe ajo që kërkojmë prej teje është që të marrësh sa më shumë nota të mira. Nuk mund t’i them me fjalë përjetimet që kanë kaluar babai dhe nëna jote. Jam i sigurt që nuk do rrish një ditë e asnjë sekondë pa i përqafuar ata të dy. Ne duam që ti të shëndrisësh dhe ta kesh një jetë të gjatë dhe shpresojmë që me këtë model që pe, shpresojmë që edhe ti të jesht një bamirës për të tjerët.