Olta kërkon “hαkmarrje”: Luizi më nxorri Armaldon, unë do i nxjerr Kiarën

Armaldo u eleminua mbrëm nga Big Brother VIP. Olta është mërzitur shumë nga largimi i maestros.

Ajo në një bisedë me Qetsorin dha se do të hakmerret me Luizin, teksa tha se ai i nxorri Armoldon, ndërsa ajo do të bëjë gjithçka që të nxjerrë Kiarën.

“Ai më nxorri Armaldon, unë do i nxjerr Kiarën. Do përpiqem shumë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që ka qenë një lojë e Luizit që ka çuar në nominim Armaldon dhe Kristin, pasi të tre u futën në një ambient që nuk kishte kamera çka bëri që vëllai i madh t’i dënonte duke i çuar në nominim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *