Opozita e bashkuar sot zhvilloi një protestë e cila u përmbyll brenda katër orëve.
Ndërkaq, pas protestës, aleati i Bashës, Agron Duka i PAA është shfaqur duke drekuarme deputetin e LSI Lefter Koka, ‘të pabindurin’ e Monika Kryemadhit, si dhe me deputetin e PS Roland Xhelili, raporton newsbom.al.
Tre politikanët janë mbledhur për drekë me rastin e 65 vjetorit të lindjes së Shyqyri Ballgjinit, ish futbollistit të njohur të Dinamos.
Të tre duken në momente festive e larg ‘tymnajës’ post-protestës./ newsbom.al
