Ornela Bregu na prezanton vilen e saj luksoze ne Spanje

    0
    429

    Moderatorja Ornela Bregu është zhvendosur në Spanjë me familjen e saj.

    Ajo publikon shpeshherë foto nga Spanja, herë me bashkëshortin e herë me fëmijët.

    Verën e kaluar Ornela Bregu u zhvendos në Spanjë, megjithëse fillimisht u tha se kishte shkuar vetëm për pushime, më vonë u mësua se moderatorja do të jetonte atje dhe arsyeja janë fëmijët të cilët kanë nisur studimet në atë shtet.

    Sot Ornela ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video ku tregon pamje nga shtëpia.

    Moderatorja shihet duke marrë rreze dielli në shezlon, pranë pishinës, në një ambient të rrethuar me pemë dhe në shoqërinë e qenit të saj.

    Nga pamjet përcillet një qetësi e jashtzakonshme që mesa duket e karakterizon jetën e saj atje.

    Për më tepër shihni videon e publikuar në rrjetet sociale./a.k/noa.al/