/Pa Ιetra në Angli, shqiptari i kërkon f όto nύdο “12 υj.eçares”, bie në kurth dhe kapet “live” nga Policia

Pa Ιetra në Angli, shqiptari i kërkon f όto nύdο “12 υj.eçares”, bie në kurth dhe kapet “live” nga Policia

Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë Metropolitane në Londër, pasi i ka dërguar foto nudo një “vajze 12 vjeçe” dhe ka kërkuar prej saj që po ashtu t’i dërgonte pamje të ngjashme mbrapsht.

Në fakt e gjitha ka qenë kurth, pasi vajza nuk ekzistonte në të vërtetë. Erisad Kritaj është “ngacmuar” nga një ekip i “End Game” që gjurmojnë pedofilët në Angli dhe në bashkëpunim me policinë ndihmojnë në arrestimin e tyre.

Më datë 2 tetor ai kishte dalë për të takuar vajzën me të cilën kishte folur, por është përballur me policët.

Siç shihet dhe nga pamjet, Erisadi qëndron i trembur përballë aktivistes dhe agjentëve të infiltruar të Policisë Metropolitane, ndërsa faqja në rrjetet sociale që merret me të tilla raste, thotë se ai i kishte dërguar “vajzës” foto të shumta të tijat nudo dhe i kërkonte asaj të bënte të njëjtën gjë.

https://streamja.com/embed/20Ara