Pa ariun në rrugë dhe doli nga makina të bënte Selfie, vajza tmerrohet nga çfarë ndodh më pas

0
590

Një grua është frikësuar për vd ekje, pasi në momentin që pa një ari të përgjumur, zbriti nga makina dhe shkoi pranë për të bërë Selfie me të.

Në një video e cila, u filmua në Rumani, shihet një grua teksa ecën drejt ariut të ulur buzë rrugës.

Por gjërat morën një kthesë për keq, kur ariu papritmas iu vërsul asaj, por kjo e fundit arriti të ikte me vrap dhe të futej në makinë.

Videoja origjinale u publikua në TikTok, por që atëherë është fshirë. Është e paqartë saktësisht se në ç’vend të Rumanisë u filmua incidenti.

Autoritetet rumune kanë lëshuar paralajmërime të përsëritura për shoferët që të mos i trajtojnë arinjtë në anë të rrugës si kafshë shtëpiake, duke thënë së fundmi se ata janë një kafshë e egër e mbrojtur me ligj, dhe jo një kafshë shtëpiake.