Pak ditë pas Lotarisë Amerikane, Ambasada njofton për një program të ri aplikimi. Kush përfiton

    0
    244

    Pak ditë pas shpalljes së Lotarisë Amerikane, për të gjithë të interesuarit, Ambasada njofton për një program të ri aplikimesh. Sipas një njoftimi në Fb, programet Fulbright ose Humphrey kanë për synim të sjellin më shumë dituri, arsye dhe dhembshuri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Synojnë të rrisin shanset që kombet të mësojnë, më në fund, të jetojnë në paqe dhe miqësi. Për më shumë rreth aplikimit ambasada ju fton të informoheni në linkun më poshtë:

    Po mendoni të aplikoni për programet Fulbright ose Humphrey? Mësoni më shumë mbi kriteret dhe procesin e aplikimit:

    Byroja e Çështjeve të Edukimit dhe Kulturës (ECA) ofron shumëllojshmëri programesh, duke përfshirë programe me fokus rininë, me qëllim fuqizimin e brezit të ri dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. ECA ofron programe për nxënës së shkollave të mesme, studentë universitarë dhe pasuniversitarë, si edhe mundësi për zhvillim profesional.