/Pamje nga brenda ‘Arenës Kombëtare’, testohen dritat, ja si duket stadiumi më i ri në vend(Video)

Pamje nga brenda ‘Arenës Kombëtare’, testohen dritat, ja si duket stadiumi më i ri në vend(Video)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku shfaqen pamje nga “Arena Kombëtare”në Tiranë. Mësohet se është bërë edhe testimi i dritave në këtë stadium dhe siç shihet pothuajse çdo gjë është gati.

“Arena Kombëtare në testimin e sistemit ultramodern të ndriçimit”, shprehet Rama teksa publikon edhe videon.

Ndeshja e parë që pritet të luhet në “Arenën Kombëtare” është ajo midis Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. Ajo është parashikuar të luhet më 17 nëntor. Ende nuk dihen sesi do të jenë çmimet e biIetave në këtë stadium.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/964354830563996/