PAMJE TË RËNDA/ AΙpinistja shqiptare kaρet me forcë nga i riu, e ρuth dhe e ρrek në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një shtetas ka ngacmuar seksualisht në mes të rrugës aplinitsten Mrika Nikqi.

Ka qenë vetë aktivistja ajo e cila në llogarinë e saj në ” Facebook”, ka publikuar  video ku shihet se si shtetasi me ininciale F.B, e ka kapur me forcë Nikqin dhe e ka puthur.

Më pas ai është larguar sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërkohë Nikqi në pamje shihet se është e tronditur, teksa dy persona të tjerë i afrohen për ti ofruar ndihmë.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës.

Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.

Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest  të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo   familjarë i juaji.

Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, shkruan Nikqi krah videos

SHIKO VIDEON KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *