/Pamjet e shtëpisë së Veliajt, nga shitës fiqsh në ndërtesën luksoze me pishinë gjigante

Pamjet e shtëpisë së Veliajt, nga shitës fiqsh në ndërtesën luksoze me pishinë gjigante

Qindra qytetarë te Bregu i Lumit mbetën të pastrehë, pasi banesat e tyre prekeshin nga projekti i Unazës së Madhe.

Policia bashkiake shembi banesat e tyre dhe tashmë ata janë në qiell të hapur.

Ndërsa qytetarët e Tiranës janë të pastrehë, kreu i bashkisë jeton në luks.

Një qytetar ka sjellë në Faxweb, një foto të banesës së Veliajt te Kodra e Diellit.

Qytetari thotë se është futur brenda shtëpisë dhe ajo është e pajisur me pishinë dhe me një bibliotekë gjigande.

Mesazhi i qytetarit

Prsh faxweb po shihja protestën e Avdi Peposhit që po i shembet shpia ,shihni shtëpinë që Erion Veliaj ka ne kodrën e djellit ,

kam patur mundesin te futesha vetem nje herë brenda eshte, parajsë me nje biblotekë gjigande me pishina etj kurse shqiptareve po i le rrugeve.

E ka me ashensor privat, sa hapet dera gjendesh në shtëpinë e tij.

Kujtojmë këtu se Erion Veliaj ka deklaruar se më parë ka shitur edhe fiq për të nxjerrë bukën e gojës, ndërsa tashmë jeton në një ndërtesë luksoze.