Një ngjarje që i ka trembur të gjithë ka ndodhur gjatë stërvitjes së skuadrës së Atletico Madrid.
Moussa Dembele në një moment nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë në tokë pa ndjenja për shkak të rënies së presionit të gjakut.
Shokët e ekipit dhe mjekët i shkuan menjëherë pranë për ta ndihmuar. Ai aktualisht është jashtë rrezikut për jetë, por mbetet nën vëzhgim nga mjekët.