Papagalli që këndon zilen e iPhone kur zemërohet (Video)

    0
    346

    Një papagall di në mënyrë të saktë se si të tërheqë vëmendjen e pronarit të tij: duke imituar iPhonen.

    Ben Pluimer në faqen e videove “Vimeo” ka publikuar një video në të cilën shihet se si papagalli i tij e rikrijon zilen klasike të iPhone.

    “Kur papagalli im zemërohet, këndon zilen e Apple”, ishte mbishkrimi i videos.

    Sipas Pluimerit, papagalli zakonisht zemërohet kur njerëzit e tij janë duke lidhur lidhëset e këpucëve dhe po bëhen gati që të dalin jashtë shtëpisë.

    Në një moment gjatë videos, zilja reale e Apple lëshohet menjëherë pasi këndoi zogu. Aq shumë ngjashëm e këndon ky papagall, saqë mund t’ju hutojë nëse gjendeni në dhomën tjetër.

    Sharing is caring!