‘Para dhe se.ks…’, Kryemadhi bën paralajmërimin e madh për…

    0
    237

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka kërkuar ndërkombëtarëve të jenë të kujdesshëm duke mos futur hundët në punët ë brendshme te vendit. Ish-deputetja u ndal sërisht tek ambasadori i OSBE-së, Bernard Borchardt.

    Pas aku.zave të bëra më 21 mars ndaj tij, kur tha se ‘unë nuk përgjigjem për njerëz të cilët e shikojnë Shqipërinë si parajsë të s*ksit dhe parasë’, ajo paralajmëroi perseri zyrtarin gjerman ne Tirane.

    ‘Ai (Bernard Borchardt) ka probleme këtu, duhet të jetë shumë i kujdesshëm se po ti bëhet vettingu atij dhe ndonjë tjetri nuk dihet si del. Shqiptarët nuk janë qen dhe mace dhe të bëjë si të gojë ai, se këtu është buka dhe jeta e shqiptarëve, ai ikën dhe nuk e kthen më kokën pas.

    Duhet të kenë kujdes ambasadorët kur flasin për shqiptarët se nuk janë Zot këtu. Meta, Rama dhe Basha e kanë tjetër gjuhën me ndërkombëtarët, ndërsa unë tjetër dhe do e coj deri në fund.

    Nëse këta ambasadorët që po bëjnë xhiron e velinave të parlamentit, pasi futja e hundëve në punët e një shteti dhe ngatërrimi me segmente anti shqiptare është shumë e rrez.ikshme.

    Ndërkombëtarët janë bërë qesharakë këtu. Kam shumë miq që janë ambasadorë, që janë shumë të mirë dhe pozitiv, por veprimet e 2-3 njerëzve që janë emocionalë u prishin punë’, deklaroi Kryemadhi në emisionin ‘Repolitix’, 3 ditë më pare.