E keni menduar ndonjëherë që për të blerë një bukë t’i kërkojnë një thes me para. Duket e çuditshme, por kjo ndodh realisht që prej vitit 2008 në shtetin afrikan të Zimbabves
Zimbabve u g.odit nga hiperinflacioni, ku monedha vendase Zim-dollari u zhvlerësua aq shumë saqë njerëzve u duhej të shkonin në dyqan me karroca e thasë me lekë për të brlerë produktet e nevojshme.
Edhe pse duket se më e keqja ka kaluar, dollari i Zimbabves vazhdon të pësojë rënie, ndonëse jo më me 500 miliardë për qind zhvlerësim si në 2008-ën.
Sipas “Blomberg”, gjatë kësaj periudhe në vend janë përdorur masivisht monedhat e huaja, që nga dollari amerikan, randi afrikano-jugor, huani kinez e deri tek jeni japonez.
Ndërkaq, banka qendrore e këtij shteti ka njoftuar se dollari vendas do të zëvendësohet në treg me dollarin amerikan.
Reforma vlerësohet me rëndësi për t’idhënë fund hiperinflacionit dhe për të futur në shina ekonominë e dobët vendase, por edhe për të zhd.ukur nga qarkullimi prerjen e famshme prej 100 triliardë dollarësh vendas.
Instituti financiar vendas ka bërë përllogaritjet dhe në total e gjitha paraja zimbabviane në qarkullim do të blejë rreth 20 milionë dollarë amerikanë.
Sipas një studimi të bërë rezulton se të fitoje çdo sekondë 1 dollarë të Zimbabves, pas 79 vitesh vlera e kursyer nuk kalonte një dollar amerikan.

