Paradë avionësh, darkë ‘gala’ dhe 3500 efektivë të rreshtuar, 2 ditë aktivitete për 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO

    0
    280

    TIRANË– Datat 28 dhe 29 mars do të jenë të mbushura me aktivitete në kudër të festimit të 10-vjetorit të futjes së Shqipërisë në NATO. Me anë të një njoftimi zyrtar, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se janë organizuar aktivitete të shumta ku përfshihen: një darkë ‘gala’, rreshtim të 3500 efektifëve të FA-së, dhe do të ketë një paradë fluturimi të avionëve të NATO-s.

    Gjithashtu janë ftuar të marrin pjesë: Ministra të Mbrojtjes dhe Shefa Shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s; ambasadorë; atashe të akredituar në vendit tonë; parlamentarë; flamurtarë të vendeve anëtare të NATO-s,etj.

    Sheshi “Nënë Tereza do të mbushet me flamurtarë të huaj dhe mjete ushtarake.

    Njoftimi zyrtar

    Viti 2019 përkon me 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO (data zyrtare 1 Prill 2009). Nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes, një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë, seminare rajonale dhe NATO, stërvitje kombëtare/rajonale dhe të përbashkëta me NATO-n do të zhvillohen në vendin tonë. Ky vit përkon dhe me drejtimin e pothuajse te gjitha nismave rajonale nga vendi ynë (A5- Adriatik – Charter; SEDM; RACVIAC). Ndër eventet më kryesore parashikohen të jenë aktivitetet e datave 28 – 29 Mars, “Shqipëria 10 vjet në NATO”, ku janë ftuar të marrin pjesë: Ministra të Mbrojtjes dhe Shefa Shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s; ambasadorë; atashe të akredituar në vendit tonë; parlamentarë; flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj.

    AKTIVITETET PARASHIKOJNË

    28 mars:– Darkë “Gala” në Pallatin e Brigadave, nga Ministrja e Mbrojtjes për nder të të ftuarve .

    29 Mars:Ora 10.00 – Konferencë e nivelit të lartë me temë: Shqipëria 10 vjet në NATO – Siguri e shtuar për rajonin. (Hotel MakAlbania)

    Ora 11.00 – Rreshtim në sheshin “Nënë Tereza” i 3 500 efektivëve të FA, flamurtarë të huaj, mjete ushtarake etj. Gjithashtu do te kete një paradë fluturimi të avionëve të NATO-s mbi Tiranë. (AËACS dhe 6 eurofighters)