/Paralajmërimi i fortë i Frrok Çupit: Meta është kërcënim për të gjithë, ja çfarë mund të bëjë pas zgjedhjeve të 25 prillit

Paralajmërimi i fortë i Frrok Çupit: Meta është kërcënim për të gjithë, ja çfarë mund të bëjë pas zgjedhjeve të 25 prillit

Analisti Frrok Çupi ka komentuar akuzat e Kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta se po bën fushatë natën. Çupi thotë se Meta është një kërcënim për të gjithë, pasi marrëzia e tij nuk njeh limite.

Sipas tij, Meta është i vetmi president në botë që bën fushatë dhe godet republikën e tij, ndërsa shtoi se ai jo që nuk është në mbrojtje të Kushtetutës por veprimet e tij janë vulgare dhe perverse. Çupi madje shtoi se edhe SHBA është e shqetësuar nga veprimet e Ilir Metës, pasi ka frikë se ai mund të shkaktojë trazira njësojë si më parë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, ose pas tyre.

“Është një goditje mbi republikën, është i vetmi president në botë që bën fushatë politike dhe godet pemën ku është ulur, republikën e tij, është i vetmi president në botë që gjatë natës dhe në mënyrë të fshehtë vepron në thyerje të kushtetutës dhe pastaj shfaqet si mbrojtësi i saj..

Ne jemi një komb që nuk e meritojmë atë si president, ne jemi një komb me probleme të mëdha, por i ndritur dhe atë nuk e meritojmë dhe fajtore për këtë është e gjithë politika, manovrat brenda saj që na vunë në krye një president që nëse nuk është antikushtetuese është vulgar, injorant, pervers, është një president me perversitete shumë të mëdha. Ai mund të bëjë atë që nuk bëhet dhe SHBA është shumë e shqetësuar për këtë gjë. Pjesë e frikës se SHBA është marrëzia e Metës, që mund të ndodh më 25 apo 26 prill dhe të shkaktojë trazira ashtu si në 2 mars apo duke ndryshuar datën e zgjedhjeve”, tha Çupi.