Lajme

Parashikimi për atë që na pret pas zgjedhjeve, TR0NDlT Mustafa Nano: Skenari është që kryeministri…

Ne nje analize te botuar ne media, Mustafa Nano ka treguar skenaret qe ai mendon se do zbatohen pas zgjedhjeve te 25 prillit.

“Edi Rama është dëgjuar ditët e fundit të thotë se bashkëpunimi midis Partisë Socialiste dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është një kapitull i mbyllur, se LSI është një gjë e papërdorshme për qëllime të mira.

Dhe se kur vjen puna te bashkëpunimi midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ky bashkëpunim është jo vetëm i mundur, por edhe i mirëpritur e i dëshiruar prej meje.


Kjo është gjëja që ai ka lënë të kuptohet. Dhe me këtë ai ka ngacmuar fantazinë e shumë njerëzve, të cilët janë duke bërë pyetje të tipit:

“Çfarë ka dashur të thotë?” “Çfarë ka në mendje kryeministri Rama?” “Ka në mendje që të pas datës 25 prill, nëse do të jetë në krye të një shumice qeverisëse,

ai do të ndërmarrë një lloj aksioni për të ndërtuar një marrëdhënie, apo një mirëkuptim të shëndetshëm midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, secila në vendin e vet:

PS-ja në mazhorancë dhe PD-ja në opozitë?”. “Apo ka në mendje ndërtimin e një Grand Koalicioni PS + PD?”.

Sot paradite, ai u kujtua t’i rikthehej këtij argumenti në një takim me përfaqësueset e grave socialiste në sheshin “Italia”, dhe aty u përpoq ta zhvillonte idenë.

E përsëri, ndoshta qëllimisht, apo pa dashje, ai nuk arriti ta sqaronte deri në fund këtë ide. Unë, megjithatë, bëj pjesë tek ata njerëz që besojnë se ai ka në mendje që pas zgjedhjeve të 25 prillit t’i kërkojë Partisë Demokratike ndërtimin e një koalicioni të përbashkët.

Unë besoj se ai ka në mendje dhe ka dëshirë që në mandatin e tretë të jetë në krye të një Grand Koalicioni, nëse fiton. Sepse nëse humbet situata përmbyset e thjeshtohet.

Përpara disa ditësh, kryeministri Rama premtoi përpara kamerave se “nëse Partia Socialiste nuk fiton zgjedhjet, nëse merr më pak se 70 mandate, unë do të jap dorëheqjen.

Unë do të largohem nga drejtimi i Partisë Socialiste.”

Unë e besoj këtë gjë. Por ka shumë njerëz të tjerë nuk u zënë besë deklaratave, qëndrimeve, apo zotimeve të Edi Ramës.

Këta njerëz mendojnë se nëse pas zgjedhjeve të 25 Prillit Edi Rama humbet, ai gjithsesi do të jetë kryetari i partisë që ka marrë numrin më të madh të votave.

Dhe si i tillë, ai do të ketë të drejtën kushtetuese për të iniciuar një proces negocimi me faktorë të ndryshëm brenda Parlamentit të ri”, thote analisti.