/Parkoi keq, por “i forti” me mercedes merr një mësim për gjithë jetën (FOTO & VIDEO)

Parkoi keq, por “i forti” me mercedes merr një mësim për gjithë jetën (FOTO & VIDEO)

Parkimi i gabuar nga shoferë të papërgjegjshëm është një problem shumë i madh gjithandej.

Mirëpo, ka prej atyre shoferëve që nuk përtojnë t’u japin mësim “të fortëve” që shkelin rregullat dhe u vështirësojnë jetën të tjerëve.

Videoja e mësipërme është filmuar në Oregon të SHBA-ve ku dy shoferë kanë konstatuar se një “i fortë” me fuoristradë Mercedes kishte parkuar mes dy hapësirave të lejuara për parkim duke zënë kështu dy vende, shkruan Albeu.com.

Ata kanë vendosur makinat e tyre ngjitur makinës së “të fortit” duke pritur se si do të reagonte ai.

Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni të gjithë videon e mësipërme.

Një gjë është e sigurt, ai nuk do të parkojë më ashtu! /albeu.com/