Pas υ* ekjes së vajzës 29-vjeçare, ndërron je të 24 orë më pas edhe nëna e balerinës

Pasi konfirmoi vdekjen e solistes kryesore të Baletit të Bostonit, Michaela Mabinty DePrince në moshën 29-vjeçare, familja e saj tregoi se Elaine DePrince nëna e Michaela-s, ndërroi jetë brenda 24 orëve.

“Ditët e fundit kanë qenë edhe më të vështira nga sa e kuptojnë shumica e njerëzve”, postuan ata në Facebook, “sepse familja gjithashtu është përballur me vdekjen e nënës birësuese të Michaela, Elaine DePrince”.

Ata treguan se Michaela ndërroi jetë më 10 shtator, ndërsa Elaine, e cila ishte 77-vjeç, vdiq më 11 shtator “gjatë një procedure rutinë në përgatitje për një operacion”.

“Michaela vdiq përpara Elaine dhe Elaine nuk e dinte për vdekjen e Michaela në kohën e procedurës së saj“, shtoi familja.

“Sado e pabesueshme që mund të duket, dy vdekjet ishin krejtësisht të palidhura me njëra-tjetrën”.

Në një tjetër përditësim në “Facebook”, postuar krahas fotove bardhë e zi të Elaine duke u lexuar fëmijëve të saj kur ata ishin më të vegjël, familja shtoi se ajo kishte përjetuar “shumë vite duke luftuar një sëmundje të trashëguar dhe probleme të zemrës”.

Shkaku i vdekjes së balerinës nuk është bërë ende publik.